Cakaj, replika me Daçiç: Për shkakun tënd, kam 28 vite refugjat!

Aktualitet

Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj është përpaslur me homologun e tij serb Ivica Daçiç.

Shkak është bërë çështja e Kosovës, ku Daçiç në fjalën e mbajtur deklaroi se Serbia nuk e njeh si shtet pasi është pjesë e saj.

Daçiç tha gjithashtu se ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli nuk duhet të ishte pjesë e Ministerialit të Varshavës.

Por teksa Daçiç po përpiqej të largohej, fjalën e ka marrë ministri në detyrë Gent Cakaj i cili ka replikuar me homologun serb.

Cakaj në fjalën e mbajtur i kujtoi Daçiç vitet e luftës dhe vuajtjet e popullit kosovar që është detyruar të kalojë në emigrim.

“E di që po më dëgjon prandaj po të flas. Fjalimi i Daçiç është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij unë kam 28 vjet refugjat.” – ka thënë Cakaj.

Pas kësaj replike Daçiç kërkoi të merrte fjalën sërish por nuk u lejua nga drejtuesi i Ministerialit.

 

Share: