“Jam duke pritur”, poezi nga poeti amerikan Lawrence Ferlinghetti

Kulturë Libri Reportazh / Profil

Poezi nga: Lawrence Ferlinghetti
Përktheu: Astrit Lulushi

“Nëse do të jesh poet, krijo vepra të afta
për t’u përgjigjur sfidave të kohës apokaliptike,
Ti je Whitman, Poe, Mark Twain,
Emily Dickinson dhe Edna St Vincent Millay,
Neruda, Majakovski dhe Pasolini,
je amerikan apo jo-amerikan,
pushtuesit me fjalë mund t’i mposhtësh… ”

Jam duke pritur

jam duke pritur rastin tim
për rilindjen e një çudie
për dikë që me të vërtetë të zbulojë Amerikën
dhe të bërtasë
për zbulimin
e një kufiri të ri simbolik perëndimor
për Shqiponjën amerikane
po pres
me të vërtetë të hapë krahët
dhe të fluturojë drejt
jam duke pritur
për Epokën e ankthit
që të bjerë e vdekur
jam duke pritur
për luftën të luftohet
për botën e sigurt
për anarki
për vyshkjen e
e të gjitha qeverive
jam gjithmonë në pritje të
për rilindjen e një çudie.

Share: