Aksidenti i rëndë, humbin jetën 2 gra 5 të tjerë të plagosur. Emrat. Policia jep detajet

Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kryebushat, në rrugën Shkodër-Tiranë. Të paktën 2 makina janë përfshirë në aksident, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Dyshohet se 2 persona kanë mbetur të vdekur pas plagëve të marrë gjatë aksidentit, ndërsa 5 të tjerë të plagosur. Viktimat raportohet se janë gra dhe se i përkasin moshës 40 dhe 45 vjeçe.

Të plagosur kanë mbetur Emanuela Perjaku 23 vjeç, Jak Perjaku 28 vjeç, Pjeter Zefi 66vjeç, Beta Mata 32 vjeçe dhe Lufti Kubaçi 55 .vjeç

Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share: