Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike për grabitjen me armë brenda një avioni në Rinas, duke theksuar se të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit.
Ministri thekson se lufta ndaj krimit nuk do të ndalet nga askush.
“Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!!! Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!”,shkruan ai.