VODHËN UNAZËN ME DIAMANT TË NAPOLEONIT, PRINCI I FRANCËS OFRON SHPËRBLIM PËR ATË QË E GJEN

Shkencë & jetë

Një unazë e cmuar që i përkiste Napoleonit është vjedhur ditën e djeshme në kryeqytetin e Francës, Parisin.

Unaza që ka vlerë mbi 1 milion euro i përkiste Napoleonit para 7 gjeneratave dhe tashmë ishte në pronësi të princit të qytetit të Monfor, Zan Kristof Napoleon.

Sipas BBC, princi e ruante unazën në një çantë që kishte në sendiljen e pasme të makinës. Kur princi ka parkuar jashtë një hoteli në Paris, një hajdut gjeti rastin dhe duke thyer xhamin i mori çantën, ku gjithashtu ndodheshin para dhe karta krediti.

Unaza e çmuar është prej diamanti 40 karat dhe princi ka deklaruar një shpërblim për atë që e gjen dhe e kthen në policinë vendase.

56866485_278206599729804_9109302614620635136_n.png

56326490_572874583209055_8036188749199048704_n.png

Share: