Gazetarja e njohur aksidenton një person në autostradë

Aktualitet Kronikë Kryesore

Gazetarja Mira Kazhani është përfshirë në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq dëmtime ka pësuar edhe makina me të cilën po lëvizte gazetarja e njohur.

Burri i aksidentuar është përplasur në momentin kur po kalonte rrugën për të shkuar tek stacioni i autobusit. Ai ndodhet në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se, makina me të cilën po udhëtonte gazetarja Kazhani ka pësuar thyerje xhamash dhe një këpucë është parë anash makinës në autostradë. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Nuk ka ende detaje për gjendjen shëndetësore të gazetares.

Share: