Një shtëpi, e cila ndodhet në zonën e fshatit Nikël, Fushë Krujë është vjedhur 5 ditët e fundit ndërkohë që ngjarja është konstatuar këtë të diel kur pronari Besnik Elezi është kthyer nga Greqia.
Shtëpia e emigrantit nuk është e para që ka rënë pre e hajdutëve, por që policia i mban të fshehta ngjarjet.
Autorët, ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesë dhe kanë marrë thuajse çdo gjë me vlerë, mobilje e vegla pune, ndërsa edhe kanë dëmtuar pjesën tjetër duke kërkuar para.
Pronari Besnik Elezi një javë më parë mësohet se kishte sjellë nga vendi fqinj materiale të ndryshme, që do ti shërbenin për përfundimin e banesës.
Ky fakt i bën familjarët e tij të dyshojnë se edhe autorët janë të njohur dhe kanë pasur dijeni për lëvizjet e të riut.
Sipas tyre vlera e materialeve të grabitura shkon në 5 mijë euro.