Aksident tragjik në Itali, vdesin dy shqiptarë

Aktualitet Kronikë Kryesore Rajon/Botë

jë aksident tragjik i ka marrë jetën dy shqiptarëve në Itali. Një përplasje e fuqishme gjatë natës në autostradën mes Molfetta e Bitonto në Bari i mori jetën një gruaje shqiptare 56-vjeçe dhe një të moshuari 82 vjeçar, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publikë nga mediat italiane.

Po ashtu bëhet me dije se nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, një polic 44 vjeçar.

Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka qënë aq i fuqishëm sa burri ka dalë nga makina pas përplasjes, ndërsa gruaja ka mbetur e bllokuar brenda mjetit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, forcat zjarrfikëse dhe autoambulanca. Aksi ku ndodhi aksidenti u mbyll për kalimin e mjeteve të tjera për disa orë, ndërsa qarkullimi normal u mundësua vetëm mëngjesin e sotëm.

  • foto galeri
Share: