Meta imiton kancelaren Merkel, publikon pozat duke psonisur në dyqan me rroba shtëpie: Më në fund në lagjen tonë, mungonte një i tillë

Aktualitet Kryesore Politikë

Ilir Meta ka publikuar disa poza duke psonisur te një dyqan pranë shtëpisë së tij.

Kreu i shtetit është shfaqur me roba shtëpie teksa ka blerë disa produkte.

Ai shkruan se e priste me padurim hapjen e një biznesi të tillë pranë lagjes së tij.

“Më në fund në lagjen tonë një dyqan i munguar me produkte organike nga të gjitha trevat, nga Malësia e Madhe në Gjirokastër”, shkruan presidenti Meta i cili duke parë angazimet e bashkëshortes me protestat, me gjasa po e përgatit vetë drekën.

Para disa ditësh, edhe media gjernane publikoi disa fotografi ku shfaqej kancelarja gjermane Angela Merkel duke blerë ushqime.

Share: