Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur gjerë e gjatë në vizitën e pasardhësit të tij, kreut të Qeverisë, Edi Rama në Kukës. Krahas reagimeve të tij, ish-kryeministri Berisha ka publikuar edhe foto nga rrethimi i qytetit Kukës nga forcat e shumta të policisë, kryesisht të “Reneas”.
Ish-kryeministri, ndër të tjera nuk kursen edhe një falënderim për gjithë banorët që protestuan kundër Ramës.