Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë iu ka bërë thirrje palëve politike që të ulen në dialog dhe të tejkalojnë krizën politike. Ky apel vjen pas takimit të zyrtarëve të BE-së në Shqipëri me përfaqësues të opozitës së bashkuar.
“Është koha që të dy palët politike të punojnë së bashku për të mirën e përgjithshme të vendit”-thuhet në mesazhin e BE-së.
Drejtori i Komisionit Europian, Calavera Ruiz, u takua me përfaqësuesin e partive të opozitës për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën politike në vendin tonë përpara Raportit Vjetor të Komisionit të 2019-ës.
Apeli i ndërkombëtarëve ka qenë i ripërsëritur ndaj spektrit politik në Shqipëri që të ulen për të gjetur një zgjidhje, e cila i shërben interesave të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.