KONFIRMOHET LIDHJA E DJALIT TË FULLANIT ME VAJZËN E MAJLINDA BREGUT, DALIN FOTOT E FSHEHTA

Shkencë & jetë

Prej një muaji përflitet për një lidhje të mundshme mes Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanit dhe vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejdën.

Disa postime në rrjetet sociale të tyre që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe më pas çifti u fotografuan së bashku. Mirëpo, ata nuk konfirmuan asgjë.

Së fundmi, pas disa fotove të siguruara nga ‘iconstyle.al’, nuk ka më dyshime. Ato konfirmojnë më së miri se Erik Fullani është i lidhur me vajzën e Majlinda Bregut.

Çifti shfaqen pranë njëri-tjetrit në një nga kafenetë e Tiranës duke biseduar dhe e gjitha kjo dëshmon se lidhja e shumëfolur paska qenë e vërtetë.

Kujtojmë që muaj më parë Fullani pranoi se ishte në një lidhje me një vajzë bukuroshe të quajtur Maria Chiara, ndërkohë Kejda ka qenë shumë e rezervuar për jetën e saj private.m1.png

mki.png

Share: