Kanë kaluar disa javë që kur velina e ‘Xing me Ermalin’, Kejvina Kthella, u largua nga emisioni.
Moderatori i njohur Ermal Mamaqi tha se shumë shpejt do ta shohim Kejvinën në një televizion të madh italian.
Mirëpo, mesa duket edhe pse kaq pak kohë nga largimi, bukuroshja bjnde ka filluar të ndjejë mall për emisionin dhe stafin.
‘A të mungon Xing me Ermalin? A të mungon dashuria e publikut dhe a të mungojnë sfidat?’, e ka pyetur njëri nga fansat në Instastory.
‘Normale që më mungon. Do më mungoj gjithmonë, kam punuar me stafin më cool në Klan. Edhe publiku më mungon shumë, sidomos kur qeshnim sa herë hyja unë në skenë se prisnin gafat e mija edhe unë nuk i zhgënjeja kurrë’ ,është përgjigjur Kejvina.
Kujtojmë që Kejvinën e ka zëvendësuar një tjetër vajzë simpatike, kaçurrelja Belinda Dragoti.