Nikollë Lesi: Rama e kërcenoi Bushatin se do ta kthejë në heroin e 6-të të Heronjve të Vigut, por ai nuk ha presion se është nga familja e madhe e bushatllinjve që s’ka pyetur për turkun

Aktualitet Politikë

Nikollë Lesi thotë se ka zbuluar që kryeministri Edi Rama ka kërcenuar ish ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Sipas një shkrimi në gazetën “Koha Jonë”,  Rama mësohet t’i ketë thënë se do ta kthejë në heroin e gjashtë të “Heronjve të Vigut”.

Kjo e përditshme shkruan se Bushati nuk e ka pranuar presionin nën argumentin se e ka origjinën nga një familje e madhe që ka përballuar pushtimin turk.

Burime të besuara tregojnë se sot në pikë të mëngjesit kryeministri ka marrë Ditmir Bushatin dhe i ka thënë se “Nëse Shkodra ka pesë heronjtë e Vigut, nga ky çast ti do të jesh heroi i 6-të i Vigut!”.

I pyetur për këtë ish-ministri Bushati nuk dha asnjë koment. Burime pranë stafit të Bushatit thonë se Ditmiri nuk ha presion se është nga familja e madhe e bushatllinjve  e cila nuk ka pyetur për turkun e jo më për miqtë e turqve!

Pesë heronjtë e Vigut janë një histori shqiptare, ku pesë misionarë të lirisë nga e keqja që kishte kapur Shqipërinë u vranë në Vig të Mirditës, në pritë e pabesi. Ditmir Bushati është deputet i Shkodrës dhe zonën e Vigut e ka nën patronazh.

Historia njeh 5 heronjtë e Vigut, por jo 6 heronjtë e Vigut, siç ia ka thënë me presion dhe shantazh kryeministri.

Gjithsesi Ditmir Bushati dje bëri një akt atdhetar duke i bërë thirrje pushtetit të mos jetë brutal, por të ulet në gjetjen e një zgjidhje për Shqipërinë”, nënvizon gazeta “Koha Jonë”.

Share: