Shkon në 100 numri i deputetëve të rinj, ja kush iu bashkua Kuvendit nga listat e PD

Politikë

Korab Lita, do të jetë deputeti i 100 që do t’i bashkohet listës së deputetëve të cilët kanë marrë mandatin.

Lita është futur nga radhët e PD, në qarkun e Tiranës, duke u bërë kështu deputeti më i ri mandatuar në Kuvendin e Shqipërisë.rama-kuvend-9-696x464-675x450

Në seancën e kaluar të Kuvendit u betuan dy deputetë të rinj Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi. Adriatik Alimadhi kreu i Ballit Kombëtar, ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare 2017.

Alimadhi merr mandatin e Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit të opozitës së bashkuar. Ndërkohë Arben Elezi i cili ishte në listën e kandidatëve per deputetë të PD në qarkun Elbasan, merr mandatin e djegur të Edmond Spaho.

Share: