Kristofor Kolombi nuk çoi tuberkulozin në Amerikë

Histori Kryesore

Shpesh prentendohet se ekspedita e Kristofor Kolombit, çoi në Amerikë disa sëmundje vdekjeprurëse, përfshirë tuberkulozin, në fund të shekullit XV-të. Këto sëmundje, vranë 90 për qind të popullsisë vendase amerikane. Megjithatë, testet e ADN-së flasin ndryshe.

Fokat çuan tuberkulozin në Amerikë, i shfaqur shumë kohë para ardhjes së Kolombit. Shkencëtarët e bënë këtë zbulim, kur analizuan tre grupime mbetjesh njerëzore nga Peruja. Njerëzit besohet të kenë vdekur rreth 1000 vjet më parë, pra 500 vjet para mbërritjes së Kolombit.

Evropa, Azia dhe Afrika, po përjetonin epidemi vdekjeprurëse të tuberkulozit, në kohën kur po vdisnin peruanët. Shkencëtarët dyshojnë se fokat dhe luanët e detit, u infektuan gjatë një epidemie në Afrikë, dhe padashje e morën me vete kur migruan në Amerikë.

Vendasit peruanë u infektuan nga sëmundja, kur gjuanin fokat dhe luanët e detit për ushqim.

Por kjo s’do të thotë që Kolombi dhe njerëzit e tij, ishin krejtësisht të pafajshëm. Për aq sa dimë, Kolombi mund të ketë futur në Amerikë tuberkulozin evropian, që ishte edhe më vdekjeprurësi. Tuberkulozi në Amerikëm, është sot me origjinë evropiane. / bota.al

Share: