Sërish aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset makina në mes të rrugës

Aktualitet Kronikë Kryesore

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku është përfshirë një makinë dhe një motor.

Nga përplasja, makina është përmbysur dhe ka mbetur i lënduar pasagjeri i makinës.

Sipas informacioneve të para, shkak për këtë aksident dyshohet se është shpejtësia e lartë që udhëtonte drejtuesi i mjetit.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e këtij aksidenti.

Share: