7 këshilla për të qenë sa më të suksesshëm

Shkencë & jetë

A doni të jeni të suksesshëm në karrierën tuaj? Pa dyshim që një numër i madh njerëzish do të përgjigjeshin “po”, por shumë pak prej tyre marrin në konsideratë faktin se çfarë duhet të përirësojnë në rrugëtimin e tyre. Ja se çfarë këshillojmë ne:

1. Dëshirë për të dhënë më të mirën e mundshme

Ju mund ta keni dëgjaur shprehjen “Veprimet ndjekin objektivat”, prandaj ju duhet të keni objektiva sa më të qartë dhe t’i ndiqni ato. Gjithashtu ju duhet të keni dëshirë për të punuar dhe për të dhënë më të mirën e mundshme, sepse nëse do t’ju mungojë dëshira atëherë thjesht do të mundoheni që të bëni punën tuaj por pa pasur ambicie që të vazhdoni më tej dhe të rriteni profesionalisht.

2. Vendosni objektiva

Të pasurit e objektivave të qarta është një prej gjërave më të rëndësishme në rrugëtimin tuaj drejt suksesit. Fillimisht, objektivat ju ndihmojnë juve për të përcaktuar se çfarë suskesi do të thotë për ju, gjë kjo e cila do të variojë sipas profesioneve të ndryshme. Së dyti, duke vendosur objektivat sipas përcaktimit tuaj të suksesit, ju do ta pajisni veten tuaj me një burim të lartë motivimi, dëshirën për t’i realizuar ato.

3. Një model për t’u ndjekur

Mos e nënvlerësoni fuqinë e të pasurit të një modeli për t’u marrë si shembull dhe për t’u ndjekur gjatë rrugës suaj të suksesit. Disa prej njerëzve më të suskesshëm në histori kanë pasur gjithmonë një model të cilit i janë referuar.

4. Mbajini pranë njerëzit e suksesshëm

“Më thuaj me kë rri, të të them se cili je”, është një shprehje shumë e përdorur jo vetëm në vendin tonë por kudo në botë. Prandaj nëse doni të jeni të suskesshëm, mundohuni që të shoqëroheni me njerëz të suksesshëm, të cilët mund të jenë burim motivimi për ju.

5. Caktoni një rutinë

Të shumtë janë njerëzit që ankohen se nuk kanë kohë për t’u marrë me të gjithë gjërat që do të kishin dëshirë. Fatkeqësisht, një gjë e tillë vjen si rrjedhojë e një keqmenaxhimi të kohës dhe një prej gjërave që mund t’ju vijë në ndihmë në këtë drejtim është të caktoni një axhendë më të gjitha gjërat që doni të realizoni brenda një dite, duke filluar nga ato më të rëndësishmet apo ato më urgjentet.

6. Duhet të jeni ju kritiku i parë i vetes suaj

Përveç mbledhjeve, analizave mujore apo vjetore që mund të bëhen në kompaninë tuaj, ju duhet të jeni kritiku i parë i punës suaj. Në fund të një dite pune, jave apo muaji, ju mund të shënoi në axhendën tuaj se cilat ishin detyrat që ju realizat më së miri dhe se cilat ishin ato ku ju hasët pengesa. Kështu do ta keni më të lehtë që në projektin e rradhës të mos bëni po të njejtat gabime, por të keni rezultate sa më të mira.

7. Duhet të jeni gjithmonë në përmirësim

Kurrë nuk duhet të thoni që ky ishte projketi që ju keni realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse doni të jeni të suksesshëm në karrierën tuaj, atëherë ju duhet të jeni gjithmonë në përmirësim të vazhdueshëm, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të jeni vazhdimisht kritik ndaj vetes suaj. Duke qenë në një proces të vazhdueshëm dhe të pandërprerë të mësuari, ju jo vetëm do të rriteni profesionalisht por do të jeni edhe me fleksibël dhe më i aftë për t’u përballur me çdo sfidë që mund të hasni përpara./Monitor

 

Share: