Konsumimi i dy kanaçeve me pije energjike në më shumë se në një orë është e rrezikshme për zemrën, paralajmërojnë shkencëtarët. Kërkuesit shprehen se konsumimi i një sasie të madhe të pijeve energjike, në një kohë aq të shkurtër mund të rrisë presionin e gjakut dhe të prekë përkohësisht ritmin e zemrës. Sidoqoftë, shkencëtarët kanë paralajmëruan se nuk duhet fajësuar kafeina dhe se përbërësit e tjerë të përdorur në pije janë problemi.
Anët e tjera negative të shkaktuara nga pijet energjike në organizëm:
Stresi dhe nervozizmi
Njëra nga arsyet më të rëndësishme pse ju nuk duhet të konsumoni pije energjike është se ato shkaktojnë rritjen e nervozizmit dhe stresin. Disa pije energjike kanë një sasi më të madhe të kafeinës se çfarë është shkruar në etiketë. Sasia e madhe e kafeinës mund të shkaktojë stres kronik dhe takikardi.
Sasi e madhe e sheqerit
Pavarësisht që pijet energjike do të ju mbushin me energji artificiale, kjo pije përmban shumë sheqer. Në disa prej tyre është e njohur që përmban mesatarisht 15 lugë kafeinë. Përveç që kjo mund të shkaktojnë hyperglycemia, mund të bëjë që ju të dehidroni, të keni sistem imunitar të ulët, të shkaktojnë inflamacion të stomakut dhe të fitojë peshë.
Ndryshimet në humor
Nëse ju konsumoni rregullisht pije të energjisë, ndoshta ju do të dëshironi të mendoni nëse ju duhet të vazhdojë. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit të cilët zakonisht konsumojnë pije të energjisë i janë ulur nivelet e serotoninës. Kjo substancë është e njohur si hormoni i lumturisë. Kur niveli i tij në gjak ulet, kjo dërgon në një humor të luhatshëm, depresion dhe nervozizëm.
Pagjumësia
Edhe pse këto pije mund të ju ndihmojnë të merrni më shumë energji dhe të përfundoni punët tuaja, nuk ju ndihmon për të fjetur Pije të tilla mund të bëjnë që ju të keni takikardi dhe lodhje, për shkak të cilave ju nuk mund të bini në gjumë. Për të hequr ato nga trupi dhe efektet e këqija, konsumoni shumë ujë, hani ushqime të shëndetshme dhe ushtroni.