Gjuha e trupit, si ta lexoni dhe ta kuptoni nëse personi përballë, ju ka inat

Shkencë & jetë

Gjuha e trupit, është sa e vështirë, po aq e thjeshtë për t’u kuptuar. Njerëzit japin sinjale në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, për ndjesitë e tyre, falë gjuhës së trupit. Shpesh kur jemi përballë dikujt, kemi kuriozitetin të dimë nëse personi në fjalë ka ose jo rezerva ndaj nesh. Nëse tregoheni të vëmendshëm ndaj këtyre 3 sinjaleve të mëposhtëm, do kuptoni nëse një person ju ka inat.

1 – Sytë – Në mënyrë të pavetëdijshme, njerëzit i shohin me një vështrim pak ironizuez gjërat që nuk pëlqejnë. Nëse sytë e tyre janë të drejtuar djathtas, tregon se nuk është komod, dhe se nuk ka simpati për ju.

2 – Lëvizja e këmbëve – Edhe nëse dikush përpiqet të jetë i sjellshëm përpara syve tuaj, do e tradhtojnë këmbët. Sado ta keni përballë, këmbët në mënyrë të pavetëdijshme pozicionohen në anë të kundërt me ju. Sikur dikush po nxiton të largohet.

3 – Prekja e mjekrrës – Nëse dy sinjalet e mësipërme nuk mjaftojnë, tregohuni të vëmendshëm tek mënyra se si prek mjekrrën. Nëse dora e tij është e mbështetur në mjekërr, ose vazhdimisht e prek atë gjatë bisedës, tregon se po i shkaktoni bezdi.

Share: