Kryemadhi sulmon Kryeministrin: Gratë shqiptare s’janë si ato që përdor Rama si struktura ekskorte

Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Rama se gjatë fjalës së tij në Prrenjas, poshtëroi kryetaren aktuale të Bashkisë, Miranda Rira.

Në një reagim në Facebook, Kryemadhi thekson se Rama guxoi të përflasë Rirën, që është bërë nënë për herë të dytë.


Me perversitetin që e karakterizon, me pasionin për të poshtëruar gratë dhe vajzat që nuk i binden dëshirave dhe presionit të tij, Edi Rama ka guxuar paturpësisht të përflasë edhe një Kryetare Bashkisë Prrenjas, e cila sapo është bërë nënë për herë të dytë.

Miranda Rira ka pak ditë që është bërë nënë, por as në fjalosjet më banale shqiptare, as në kohët më të vështira, si asnjëherë kryeministri ka përfolur një grua që sapo është bërë nënë.

Kjo ndodh jo vetëm për mungesën e respektit që ai ka për gratë e vajzat në përgjithësi, as për ato që në veçanti i shërbejnë dhe nuk guxojnë ti kthejnë fjalë, nuk ndodh as sepse ai përdor çdo gjë për të prodhuar lajm e për të tërhequr vëmendjen nga kriza”, thekson ajo.

Kryemadhi shkruan më tej se:  “E gjithë kjo përbuzje për gratë vjen prej formimit të tij, prej mënyrës si e ka ndërtuar jetën dhe karrierën ku gratë kanë qenë të keqpërdorura prej tij. Duke harruar se vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë ato që Edi Rama mendon apo përdor si struktura eskorte, nuk janë ato që presin që jetën dhe karrierën tua ndërtojë ekipi i rilindjes.

Vajzat dhe gratë shqiptare janë dinjiteti i shoqërisë dhe forca e familjes. Janë ato që sot më shumë se kurrë e kuptojnë dhe luftojnë për një jetë më të mirë për veten dhe familjen dhe për më shumë dinjitet në një shoqëri të marrë peng nga qeverisja e bandave.

Shqipëria shtëpia juaj!”.

Share: