LËVIZJE TË REJA NË TRUPIN DIPLOMATIK, CAKAJ ‘SHKUND’ AMBASADAT E RËNDËSISHME

Aktualitet Kryesore Politikë

Së fundmi janë bërë lëvizje të reja, transferime dhe largime nga trupi ynë diplomatik në Evropë.

Nga reforma në diplomaci është transferuar nga ambasada jonë në Greqi diplomatja Naureda Minga.

Gjithashtu pjesë e listës së largimeve është konsullja në Milano Sadije Xheko dhe Xhelal Fejza të cilët kanë dalë në pension.

Në listën e të transferuarve është dhe Ahmet Lala, ndërsa do të kthehet për të shërbyer në MEPJ edhe diplomatja Inida Met’hoxha.

Ndërkohë në ambasadën shqiptare në Francë është larguar për tu transferuar diku tjetër Avenilda Doko.

Viktor dhe Marsela Pango të cilët shërbenin në Ambasadën e Shqipërisë në Kopenhagen janë gjithashtu në listën e diplomatëve të transferuar.

Vetëm pak ditë më parë ministri i Jashtëm, Gent Cakaj paralajmëroi lëvizje drastike në trupin diplomatik shqiptar .

Share: