Ai që e paguajnë çmimin e rezultatit të referendumit për Brexit, është mbi të gjitha humori i qytetarëve britanikë. E tregon një studim i King’s College në Londër dhe Harvard University, që ka ana;izuar gjendjen shëndetësore dhe mendore të popullsisë, përmes konsumit të ilaçeve. Në periudhën pas referendumit të 23 qershorit 2016, recetat për antidepresivë u rritën me 13.4% në krahasim me medikamentet e tjera. Sociologët e dinë mirë: gjendja shëndetësore nuk përcaktohet vetëm prej faktorëve biologjikë, por ndikohet fort edhe nga gjendja social ekonomike e individëve.
Rrethi vicioz i ankthit
Kur zgjedhjet politike shkaktojnë pasiguri në punë, pagë dhe pasuri, efektet negative bien mbi mirëqenien psikike dhe shëndetin mendor të popullsisë. “Nivelet e pasigurisë mbi perceptimin e gjendjes ekonomike”, shpjegon një ekspert, “shkaktojnë reagime të frikës, konfliktit dhe shkuarjes drejt dhunës. Vështirësitë financiare, papunësia dhe borxhet prodhojnë ankth dhe depresion të motivuar”.
Këto pasoja amplifikohen prej Internetit dhe dinamikave të rrjeteve sociale: “Rrjeti, sot, shihet shumë si mjedis i qarkullimit të ankthit dhe sëmundjeve që lidhen me depresionin”, shton më tej eksperti. “Dhe paradoksalisht, shoqëritë e mësuara të jetojnë me një standart të ngritur social dhe ekonomik rezultojnë më të goditurat”. / bota.al