Është hapur zyrtarisht aeroporti i shumëpritur i Singaporit. “Jewel Changi” ofron pamje të jashtëzakonshme, duke e bërë të cilësohet si aeroporti më i bukur në botë.
I ndërtuar me një kosto prej 1.7 miliardë dollarë aeroporti ka 10 kate, pesë mbi tokë dhe pesë në bodrum, si edhe një ujëvarë madhështore.
Pas 4 viteve punime është hapur zyrtarisht Aeroporti i shumëpritur i Singaporit, i cilësuar “Jewel” ose ndryshe xhevahir. Hapësira prej 135 mijë m² që lidh 3 terminale është në fakt një qendër e madhe argëtimi.
Ndërtuar me një kosto prej 1.7 miliardë dollarë dhe projektuar nga arkitekti i njohur Moshe Safdie, Jewel ka 10 kate, pesë mbi tokë dhe pesë në bodrum, me një kosto prej 1.25 miliardë dollarë.
Vizioni që qëndron pas projektit është një vend ku “bota takohet me Singaporin, dhe Singapori takon botën”. Jewel ka një strukturë rrethore, qelqi e çeliku dhe përfshin gjithashtu edhe një ujëvarë. Në nivelin e tokës, uji rrjedh në një gyp akrilik gjigant që krijon një ujëvarë të përmbysur në dy nivele nën tokë. Gjatë natës, ujëvarë bëhet sfond, si e para e llojit të saj nëpër botë, duke ofruar shfaqje për pasagjerët e aeroportit.
Kompleksi mbresëlënës ka kopshte që ngrihen përgjatë katër kateve si edhe 280 dyqane dhe restorante, një hotel dhe kinema. Dhe e gjithë kjo është bërë me qëllim që të tërhiqen sa më shumë udhëtarë nga aeroporte të tjera si ai i Hong – Kongut dhe i Dubait. E me sa duket po rezulton një magnet që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.