BASHA NË SHKODËR: DO ASGJËSOJMË LIDHJET E KRIMIT ME POLITIKËN, QYTETARËT KANË FRIKË

Aktualitet Kryesore Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot Shkodrën ku është takuar me një grup qytetarësh dhe sipmatizantësh demokratë.

Nga Shkodra, Basha ka adresuar situatën e rëndë kriminale në vend, duke premtuar se qeveria e ardhshme do të shkëpusë lidhjet e politikës me kriminelët.

“Qeverisja e ardhshme do asgjësojë çdo lidhje me krimin, të mos kenë qytetarët frikë të dalin të pinë një kafe. Frikë do të kenë kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin. Madje nuk do të kenë vetëm frikë, se do t’i çojmë para drejtësisë.

LIVE – Betejës tonë për një Shqipëri si gjithë Europa i janë bashkuar edhe profesionistët e Shkodrës. Sepse në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur, ikën qeveria, nuk ndëshkohet populli. #ShqipëriaSiEuropa

Posted by Lulzim Basha on Monday, April 1, 2019

Sistemi që ka ndërtuar është një sistem që kontrollohet nga 4 apo 5 duar. Këta kanë ngritur trarë të padukshëm kudo. Diku me ligj, diku me rryshfete, që sipërmarrësi i ndershëm të mos çajë dot përpara. Që njeriu me diplomë të mos çajë dot përpara. Këto janë pengesa që na mbajnë peng prej vitesh, por kanë arritur kulmin me Edi Ramën dhe bandat e tij”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Share: