RAPORTIMI NË KOMISION, MINISTRJA E DREJTËSISË GJONAJ: GJYKATA KUSHTETUESE FUNKSIONALE NË QERSHOR

Aktualitet Kronikë Kryesore

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, premtoi që brenda muajit qershor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese do të ketë kuorumin e nevojshëm dhe do të jetë funksionale për të marrë vendime.

Ministrja e Drejtësisë, ishte e pranishme në Komisionin e Integrimit në Kuvendin e Shqipërisë ku diskutoi për ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit. Gjonaj  garantoi emërimin brenda muajit qershor edhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Të pranishëm në komision ishin dhe deputetët e rinj të opozitës. Kryetarja e grupit parlamentar të PD Rudina hajdari u shpreh kritike për punën e Ministrisë së Drejtesisë ndaj luftës kundër korrupsionit dhe mbi të drejtat e njeriut, që lidhen kryesisht me pronat.

Gjonaj tha se lufta ndaj korrupsionit ka dhënë rezultate tejet pozitive, dhe falë punës së Task-forcës janë dhënë 396 masa administrative dhe  344 masa disiplinore, ndërsa 36 persona janë kallëzuar penalisht.

Share: