Armina e shijon filmin e Ermalit, ndryshe nga të tjerët

Shkencë & jetë

Armina Mevlani ishte një nga të ftuarat Vip në premierën e filmit “Dy gisht mjaltë”, me aktorë kryesorë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën. Në një sallë plot me personalitete nga të gjitha fushat, por kryesisht nga bota e kinematografisë, Armina hyri pak më vonë se të tjerët.

armina


E veshur si gjithmonë me shumë shije dhe shumë elegante, ajo mbante në dorë kokoshka dhe pepsi. Mesa duket, Armina ka dashur ta shijojë filmin ashtu siç duhet, edhe pse në sallën mbushur me Vip-a, të rrallë ishin ata që kishin bërë të njëjtën gjë. Por Armina nuk e vrau shumë mendjen, por vazhdoi me ritualin e saj të kinemasë.

PANORAMA PLUS

Share: