Sa e ka rrogën Ermal Mamaqi? Ja çfarë thotë për të ardhurat e tij

Shkencë & jetë

Paga e personazheve të njohur është ndër kuriozitetet më të mëdha të publikut.

Përballë kësaj pyetjeje në “E Diell”, Ermal Mamaqi u shpreh pa dhënë shifra konkrete se ka disa rroga.

“Këto ndahen në të ardhura pasive, si përshembull dhënia me qira e një apartamenti, që do të thotë se ti nuk punon për to, dhe të ardhura aktive, që ti punon dhe merr një rrogë në fund të muajit.

Në momentin kur të ardhurat pasive janë më të mëdha se shpenzimet e tua, atëherë ti mund të pushosh nga puna bosin tënd”, deklaroi Ermali duke iu shmangur kështu pyetjes dhe këmbënguljes për të mësuar konkretisht rrogën e tij.

“Kjo është pyetje tipike shqiptarësh. Ku po shkon dhe sa e ke rrogën janë karakteristikë e kombit tonë aq sa edhe të huajt çuditen me ne për këtë pjesë” komentoi më tutje Ermali.

Share: