Raphael Samuel, 27 vjeç me origjinë nga Mumbai u bë i famshëm në rrjetet sociale pasi tha se do padisë prindërit se nuk i morën leje që të vinte në jetë. Ai thotë se është gabim të lindësh një fëmijë pa dëshirën e tyre, dhe vetëm për kënaqësinë e prindërve.
Dhe pas disa kohësh vjen përgjigja nga nëna e tij. Kavita Karnad Samuel ka thënë se admiron guximin e djalit, por shton: Do e pranoja lumturisht fajin, jam gati të përballem edhe në gjykatë, nëse djali im me jep një shpjegim të arsyeshëm se si mund ti kishim kërkuar miratimin apo pëlqimin që të vinte në jetë! Nëse më jep këtë përgjigje, unë do e pranoj fajin dhe jam e gatshme të mbaj përgjegjësi.
Raphael u bë i famshëm aq sa online plasi debati, me disa që i jepnin të drejtë por nuk arsyetonin dot, e të tjerë që e morën me shaka duke u bërë tag nënave me pyetjen: Ma pse më linde? Do të hedh në gjyq… bëhu gati!