Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, të ekzekutuar dje në një atentat në oborrin e shtëpisë, nuk janë të panjohur për Policinë, pasi në vitin 2016 janë arrestuar për një arsenal armësh të gjetura në banesën e tyre.
Gjithashtu, Astrit Bilali, në vitin 2014, është dënuar për kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, përpos ngjarjeve të përfshira, vëllezërit Bilali në Shkodër janë të njohur edhe për resortin e hipizmit. Astrit dhe Brahim Bilali ishin të apasionuar pas kuajve, duke pasur edhe një resort kuajsh në “Kiras”, ndërsa merrnin pjesë në gara të ndryshme me kuaj.
Ndërkohë, Brahim Bilali ishte kryetar i Shoqatës “2 prill 1990”, si edhe nismëtar në zhvillimin e meshës te varrezat e Rrmajit në 1900 dhe hapjen e xhamisë së Plumbit, po atë vit. Po ashtu, Brahimi ishte nismëtar dhe aktivist i shumë lëvizjeve demokratike të ndodhura në fillimvitet ’90. Ndërkohë, më 1 prill të vitit 2015, Presidenti i ka dhënë dekoratë Brahim Bilalit për lëvizjet e tij demokratike.
“Dekorata e Artë e Shqiponjës” iu akordua me numër dekreti 9030, me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë të spikatur kundër diktaturës dhe shtypjes, si dhe sakrificave të pamohueshme në shërbim të përhapjes së vlerave të lirisë dhe demokracisë”, njoftonte Presidenca, 4 vite më parë.
Ndërkohë, në qershor të vitit 2016, në kuadër të operacionit “Livadhet”, ku u arrestuan 6 persona si pjesë e një grupi që kishin kryer disa grabitje Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, të ekzekutuar dje në një atentat në oborrin e shtëpisë, nuk janë të panjohur për Policinë, pasi në vitin 2016 janë arrestuar për një arsenal armësh të gjetura në banesën e tyre. me dhunë, u arrestuan edhe dy vëllezërit Bilali, pasi në banesat e tyre u gjetën arsenal armësh.
“Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, si dhe arrestimin e shtetasit Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër”, njoftonte Policia 3 vite më parë. Në banesën e tyre, shpjegohej më tej në njoftim, u gjetën dhe u sekues truan armë të ndryshme si fishekë, armë gjahu shotgan, kallashnikovë, silenciator dhe disa armë të tjera.
Dy vite para këtij arrestimit, në prill të 2014ës, një punonjës Policie ka bërë kallëzim për Astrit Bilalin, sipas të cilit ai është kundërshtuar prej tij. Kështu, gjatë një ndeshjeje futbolli, ku ai ishte në shërbim, shpjegon se në momentin që po ndalonte djalin e Astrit Bilalit, Astmer Bilalin, i cili po i drejtonte një armë trajnerit të një prej ekipeve për të rinjtë, janë hasur me Astrit Bilalin, të cilin e kanë shoqëruar në komisariat, pasi i pengoi t’i arrestonin djalin.
“Duke kërkuar për këtë person kemi ndaluar një automjet blu me xhama të errët tip xhip. Drejtues mjeti ishte shtetasi Astrit Bilali, babai i Astmer Bilalit. Babai i tij po shkonte në këtë drejtim për t’i ardhur në ndihmë djalit të tij. Ne, si punonjës Policie, e ndaluam dhe e shoqëruam në Komisariatin e Policisë Shkodër. Në momentin që ka ndodhur kjo ngjarje kanë qenë prezentë të dy trajnerët e skuadrave”, ka dëshmuar polici.
Ndërkohë, më tej, ka shpjeguar se veprimet konkrete të babait të tij ishin këto: “Ai më ka kap nga mbrapa prej duarsh gjatë momentit që unë po tentoja ta kapja prej trupi të birin, por ai më mbajti nga pas, duke më thënë që më vrit mua, mos më vrit djalin, pra, ai bëri të mundur që unë të mos bëja detyrën time për kapjen e tij në momentin që ai ishte me armë në dorë dhe më qëlloi me grusht”, ka thënë në dëshmi punonjësi i Policisë.