Nga Durrësi kryedemokrati Basha, akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të papunësisë e varfërisë së shqiptarëve. Basha tha se cdo ditë kryeministri fut duart në xhepat e cdo shqiptari, ndërsa theksoi se estradat e tij i kushtojnë cdo shqiptari 100 mijë euro në orë.
“Kllouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte kloun ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërinë, që fut duart në xhepat e shqiptarëve. Në dy vite Rama ka kullufitur 2 mld euro nga taksat e shqiptarëve, me PPP me tendera të korruptuar. 20 mln euro segmenti i unazës në Tiranë. Ja c’babëzi ka ky hajdut që vjedh 7 fish shqiptarët popullin më të varfër të Europës. Ja ku janë lekët, 2.4 mln euro ka vjedhur Rama në ditë nga shqiptarët. Ndaj dua t’i bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që ia zbrasën sheshin dje, po edhe ndonjërit që qeshte si dele me shakatë, mos qeshni se cdo shaka ju kushton 100 mijë euro në euro. Kjo është fatura e Ramës, sa herë del para jush e ngërdheshet si majmun, apo merret me pjesë të mia të trupit, ka një hall të madh të fshehtë atë që se fsheh dot më kurrë. Shqiptarët do e shporrin Maduron e Ballkanit.
Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Këtu para disa kohësh shumëkush do kishte thënë e pamundur të mblidhen kaq shumë e të protestojnë. Ky eshte miting i përmasave që Durrësi se ka parë e se ka njohur prej kohësh. Durimit i ka ardhur fundi e rruga e vetme është ajo që kemi nisur sëbashku. Qeveria s’na duhet për barcaleta, na duhet të kujdeset për hallet e problemet e qytetarëve. Një qeveri abuzuese duhet ta cojmë atje ku duhet. Kur qeveria kapet duke vjedhur, e kryer krime sic janë kapur këta, nuk ikën populli refugjat ikën qeveria, largohet me votë. Ai e di se nesër po të mbahen votime do e paguajnë shtrenjtë krimin ndaj cdo shqiptari, ndaj e ka shkatërruar themelin e demokracisë votën e lirë.” – theksoi Basha.