Manjani ironi me ushtrinë: Nuk zë asnjë çerek bulevardi

Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar paradën ushtarake sot në nder të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, nuk ka nguruar të thumbojë duke shkruar se Ushtria Shqiptare e NATO-s, nuk zë asnjë çerek bulevardi.

Kjo është Ushtria Shqiptare e NATOS?! As një çerek bulevardi nuk nxë.

Me kaq kamionë ushtarakë sa janë rrjeshtuar këtu, Kinostudio Shqipëria e Re xhironte filmin “Tomka dhe shokët e tij“, shkruan ai.

Share: