Sherr për një femër, shqiptari plagos me kaçavidë në kokë bashkë-atdhetarin

Kronikë

Një 50-vjeçar shqiptar është plagosur në Partola Peligna të Italisë, pas një sherri me një bashkë-atdhetarë.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ndërsa nga diskutimet mes tyre, sipas dëshmitarëve zënka filloi për shkak të një femre.

Dëshmitarët kanë treguar më tej për policinë se 50-vjeccari i cili u plagos, ishte duke ecur në rrugë, kur përpara tij ka ndaluar një makinë nga e cila ka zbritur shqiptari tjetër.

Ata janë zënë fillimisht me fjalë, ndërsa më pas autori ka nxjerrë një kaçavidë duke e qëlluar 50-vjeccarin me goditje të forta në kokë. Pas sulmit ai është larguar menjëherë po me të njëjtën makinë. 50-vjeccari i plagosur është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share: