I DYSHUAR PËR EKZEKUTIMIN E JURGEN KURTIT, FLET NËNA E OLSI QALLIAJT: NUK E KA BËRË DJALI IM, PO TË KISHTE LEKË DO KISHTE NDËRTUAR SHTËPINË

Kronikë Sociale

Olsi Qalliaj është një nga tre personat që janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin mafioz të Jurgen Kurtit pak ditë më parë pranë banesës së tij, të Sheshi Ëilson.

Nëna e 22 vjeçarit, Edlira Qalliaj, në një prononcim për mediat është shprehur se djali i saj nuk ka lidhje me vrasjen, pasi ai ishte i papunë dhe nuk kishte as makinë, as biznese e as para.

Sipas saj, nëse Olsi do të kishte para ai do të kishte përfunduar ndërtimin e shtëpisë së lënë përgjysmë.

‘Olsi nuk kishte punë. Ai merret me shitje makinash, i punësuar diku tjetër e ndërkohë kohet e fundit ishte i papunë. Nuk ka makinë.Nuk ka biznese. Nuk ka asgjë. Po të kishte lekë do kishte përfunduar shtëpinë e lënë përgjysmë. Nuk e besoj që djali im ta ketë bërë këtë gjë. Ato që kanë dalë në media janë një skandal. Por e vërteta do dalë shumë shpejt në shesh’, ka thënë ndër të tjera nëna e Olsi Qalliajt, Edlira Qalliaj.

Share: