Sherr me shkopinj, kaçavida dhe armë për larje hesapesh, arrestohen kushërinjtë shqiptarë

Kronikë Kryesore

Një grup shqiptarësh ishin përfshirë në përleshje të dhunshme më 9 shkurt në Salsomaggiore të Italisë.

Me shkopinj, kaçavida dhe sende të tjera të forta, dhe në fund, tre të shtëna me armë zjarri. Që prej atëherë, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Karabinierët italianë, kanë arrestuar sot për ngjarjen, kushërinjtë shqiptarë Halil dhe Renato Mustafaj, të dy 32 vjeçar.

Hetimet e karabinierëve të koordinuara me prokurorinë, çuan në identifikimin e dy autorëve të ngjarjes, të cilët akuzohen për vrasje në tentativë dhe posedim të paligjshëm të armëve.

Pronari i makinës, i cili ishte goditur nga të shtënat me plumba, u tha karabinierëve se kishte qenë viktimë e një tentative vrasjeje. Hetuesit dyshojnë se sherri masiv lidhej me zgjidhjen e llogarive që kanë të bëjnë me çështjet e drogës.

Përleshja që terrorizoi qytetin

Pasditja e 9 shkurtit, ishte një çmenduri jo e zakonshme në Salsomaggiore. Një luftë e dhunshme midis të ardhurve nga Lindja, shpërtheu pranë stacionit të trenit.

Tek lokali “Pam Pam”, pranë Parkut Mazzini, një grup shqiptarësh (sipas dëshmive të banorëve), u përfshinë në një mosmarrëveshje të fortë.

Karabinierët kanë gjetur gjurmë gjaku në zonë që nuk korrespondojnë me plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit. Disa dëshmitarë panë gjithashtu një makinë të vogël gri duke ikur pas incidentit. Ngjarja vazhdon të ketë ende hije misteri mbi rrethanat për të cilën ndodhi.

Share: