Ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun shqiptar, fama e së cilës ka kapërcyer edhe oqeanin.
Është fjala për Bleona Qeretin, e cila është edhe mjaft aktive në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.
Por së fundmi, duket se këngëtarja e njohur është bërë nostalgjike. Bleona ka publikuar një fotografi të shkrepur gjatë periudhës së komunizmit.
Këngëtarja ka fotografuar një faqe të një gazete bardh e zi, ku ajo shfaqet me një violinçelë në dorë e rrethuar nga bashkëmoshatarë të saj. Aty, Bleona shfaqet me flokët e shkurtra dhe me balluke.
E nëse nuk do të kishte treguar se në foto është ajo, Bleonën vështirë se do e njihte njeri kur ka qenë fëmijë.
Ndërkohë pasioni i këngëtares për muzikën ka nisur shumë herët dhe këtë e ka pohuar vetë ajo në përshkrimin krah fotos: “Nisi pak si herët. Shtëpia e pionerit!”.