Një ditë tjetër pune sapo filloi. Edhe pse ju keni shumë projekte për të përfunduar, ju vazhdoni të lundroni në rrjetet tuaja sociale apo në Pinterest. Edhe pse një ditë punë për një person përbëhet mesatarisht nga 8 orë pune, studimet tregojnë se është shumë e vështirë që ky punonjës të qendrojë i përqendruar gjatë gjithë kësaj kohe. Një gjë e tillë ndodh sepse shpërqendrimet me të cilat përballet ky punonjës janë të shumta dhe janë pikërisht këto të cilat ndikojnë në uljen e produktivitetit.
Ja se cilat janë 6 prej atyre që ndeshen më shpejt:
- Një ambient pune toksik
Çdo person shpenzon një pjesë të madhe të jetës së tij në pune. Për pasojë, ambienti i punës ka një ndikim shumë të lartë në produktivitetin e një punonjësi. Nëse ky ambient është pozitiv, atëherë edhe produktiviteti i punonjësit do të jetë i lartë. Në të kundërt, nëse ai është një ambient pune toksik, ai do të ndikojë në uljën e produktivitetit, dhe fatkeqësisht në numër i madh punonjësish nuk janë në dijeni për një fakt të tillë.
- Pushime të shkurtra
Rreth 24.3 për qind e punonjësve bien dakord me faktin se pushimet e shkurtra, sidomos ato për të pirë kafe, janë shpërqendrimi i dytë më i madh në punë. A bini dakord me faktin se truri juaj nuk fuksionon në mënyrën më të mirë të mundshme nëse ju nuk keni konsumuar akoma një filxhan kafe?
Nëse po, atëherë ju bëni pjesë ne grupin e atyre punonjësve të varuar nga kafeina. Edhe pse ju mund të jeni më të përqendruar pas një veprimi të tillë, nuk duhet të harroni edhe faktin se pjesa më e madhe e punonjësve që janë pjesë e këtij grupi humbasin mbi 24 minuta në ditë ne këtë proces, kohë të cilën mund ta kishin shfytëzuar për të përfunduar një projekt të caktuar.
- Shumë projekte në të njejtën kohë
Nëse ju besoni se të merreni me shumë projekte në të njejtën kohë, do të ndikojë në rritjen e produktivitetit tuaj, atëherë gaboheni. Vetëm 2 për qind e punonjësve janë të aftë që të kenë rezultat në realizimin e shumë projekteve në të njejtën kohë, pjsesa tjerër thjesht dështojnë. Kjo sepse, të kalosh nga një projekt në një tjetër kërkon zhvendosjen e përqendrimit, proces ky që ju merr një kohë shumë të madhe të cilën mund ta kishit shfrytëzuar për të përfunduar vetëm një projekt të caktuar. Prandaj të merresh me shumë projekte në të njejtën kohë konsiderohet si një prej shpërqendrimeve më të mëdha dhe që ndikon negativisht në uljen e produktivitetit.
- Mediat sociale
Sa herë në ditë i kontrolloni rrjetet tuaja sociale? 10? 20? apo 50? Studimet e fundit tregojnë se koha që njerëzit po shpenzojnë në rrjetet sociale, edhe kur janë në orar pune po rritet ndjeshëm. Prandaj, ato konsiderohen si një prej shpërqendrimeve më të mëdha gjatë orëve të punës, duke ulur me 13 për qind efikasitetin e çdo punonjësi.
- Kolegë të zhurmshëm
Një prej shpërqendrimeve më të mëdha janë edhe kolegët e zhurmshëm dhe kjo është një prej gjërave më të vështira për të ndryshuar, sepse ju nuk e keni në dorë mënyrën sesi ata sillen. Gjithsesi, ju duhet të mësoni se si të silleni me ta për të mirën tuaj, në mënyrë të tillë që ky ambient pune të mos ndikojë në uljen e produktivitetit tuaj.
- Zvarritja e projekteve
Për shumë arsye, të gjithë punonjësit e shtyjnë për më vonë (e zvarrisin) një projekt të caktuar. Sipas disa studimeve të fundit, rreth 20 për qind e punonjësve, janë shndërruar në “profesionistë të zvarritjes së projekteve të ndryshme për një moment të dytë”.
Një gjë e tillë ndikon shumë negativisht në dorëzimin e projekteve të caktuara në kohën e duhur, rrjedhimisht duke ndikuar kështu edhe në uljen e produktivitetit tuaj. Prandaj nëse ju do t’ia dilni që çdo projekti t’i kushtoni kohën e tij pa e zvarritur atë për më vonë, atëherë kjo po që do të ishte një fitore e madhe si për ju ashtu edhe për kompaninë në të cilën ju punoni.