Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare Kiço Blushi, gazetar, shkrimtar dhe skenarist i njohur. Blushi lindi në qytetin e Korçës më 23 gusht 1943. Pas mbarimeve të studimeve për letërsi shqipe dhe ruse filloi punë si redaktor pranë RTSH dhe në 1974 si redaktor në Kinostudion Shqipëria e Re.
Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në 1975 si bashkautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në 1975 u vlerësua me çmimin e Republikës së klasit të tretë. Blushi ka shkuar 14 skenarë filmash artistik dhe dy skenarë dokumentarësh e filma vizatimorë. Nga 1991 deri në 2006 ka qenë deputeti i Shqipërisë në Partinë Socialiste.