Komunikimi skandaloz i Ministres Balluku me deputetin e PS, Vorpsi, ku marrin nëpër gojë, me fjalor të rëndë kryetarë bashkish, si ai i Vorës, dhe ku për më tepër ngjajnë se po ndajnë me telefon zona influence, gërshetuar me fuqinë e tyre ekzekutive, ka tronditur opinionin sot. Jo se nuk janë mësuar me të tilla befasi nga politika, por kjo nuk pritej pikërisht nga më të rinjtë e Ramës që u ka besuar gjysmën e buxhetit të shtetit. Edhe Partia Demokratike e dënoi këtë lloj komunikimi. Deputeti Endri Hasa u shpreh se: “Autorja e abuzimeve miliona euro dhe e megamashtrimit me Air Albania, me urdhër të Edi Rames, paska nisur aksion për të mobilizuar krimin dhe paratë e korrupsionit për të kapur Bashkine e Vorës. Nuk ka për t’ia dalë dot!”, shprehet Hasa.
Deputeti demokrat thotë se:
“Njësoj si me ministrat e korruptuar, që i largoi për t’i shpëtuar drejtësisë, Edi Rama po mundohet të shpëtojë nga drejtësia kryebashkiakët e faktuar për lidhjet e tyre me krimin dhe shitblerjen e votave, Qazim Sejdinin dhe Vangjush Dakon, duke mos i kandiduar me. As krimi, as droga, as paratë e korrupsionit nuk do ta shpëtojnë dot qeverisjen kriminale të Edi Ramës”, deklaron Hasa.