Koreografi Albi Nako duket se ka një kunjë me disa nga vajzat e sotme të cilat i dedikojnë përkushtim pamjes së jashtme e trurin e lënë bosh.
“Nëpër vendbanimet tona nuk ka libra dhe biblioteka, por në çdo lagje ka një palestër për mirëmbajtjen e trupit, sepse tek ne nuk është e turpshme të jesh “trutrashë” por truptrashë.
Vashat tona nuk vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit dhe nga togëza e rripit”, ka shkruar Albi në “Insta Story”.