“Oferta” e Ramës për zgjedhje, Oketa: Nuk është zgjidhje, u ofrua nga ‘kazani’ dhe ‘kadrinjtë’

Politikë

Demokrati, Gazmend Oketa i ftuar në emsionin  në Ora News është shprehur se propozimi i kryeministri Edi Rama për të shkuar në zgjedhje në shtator, nëse opozita fiton edhe një bashki më shumë nuk është një zgjidhje.

Për Oketën nuk është zgjidhje sepse është ofruar nëpërmjet “kazanëve” si zgjidhje dhe “kadrinjve”.

Nuk besoj se është zgjidhje. Sepse oferta të tilla nëse janë serioze nuk mund të bëhen nga një miting elektoral. Ka mekanizma të tjerë që rrisin besueshmërinë nëse është i sinqertë për realizimin e tyre. Pa dashur të përdor paradoksin që përdor kryeministrin Rama kjo ftesë bëhet nëpërmjet kazanit dhe siç i quan ai kadrinjve“, tha Oketa.

Share: