“Ka vetëm një gjë të mirë në jetë dhe ajo është dashuria”. Disa thënie të mrekullueshme, nga Guy de Maupassant

Kritikë Letrare Kulturë Libri Reportazh / Profil

“Kujtimet tona janë bota më perfekte se universi. Ato u japin jetë gjërave që nuk ekzistojnë më”.

“Ka vetëm një gjë të mirë në jetë dhe ajo është dashuria”.

“Janë jetët që ndeshim në jetën tonë, që e bëjnë jetën tonë të vlefshme për t’u jetuar”.

“Gjëja e vetme e sigurtë në jetë është vdekja”.

“Është më mirë të jesh jo i lumtur në dashuri, sesa jo i lumtur në martesë, por disa njerëz fatkeqësisht i kanë të dyja”.

“Dashuri do të thotë trup, shpirt, jetë, komplet qenia. Ne ndiejmë dashuri, njësoj sa ndiejmë nxehtësinë e gjakut tonë. Ne frymojmë dashuri, njësoj si shkëmbimi i ajrit. Ne e mbajmë dashurinë brenda vetes, siç mbajmë mendimet tona. Asgjë tjetër nuk ekziston për ne”.

“Puthja është mënyra më e sigurtë për ta ndalur dikë të thojë çdo gjë”.

“Nëse duam ta shijojmë jetën, kjo është koha e duhur. As nesër, as vitin tjetër. E sotmja duhet të jetë gjithmonë koha e duhur”.

“Një shkrimtar mund të bëjë vetëm një gjë, të shohë të vërtetën e jetës dhe ta përshkruajë”.

“Të gjithë e dimë se dashuria është aq e fortë sa vdekja, dhe aq e brishtë sa një gotë”. / Bota.al

Share: