Jonida Maliqi është një këngëtare mjaft e dashur për publikun shqiptar. Ajo së shpejti pritet që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Ktheju tokës”.
Sot Jonida Maliqi feston 36-vjetorin e lindjes. Me anë të një postimi në Instagram këngëtarja ka edhe disa këshilla për veten në ditëlindjen e saj.
“36 mësime që kam mësuar: Këshillë për veten për ditëlindjen time të 36-të”, shkruan Jonida në profilin e saj.
Gjithashtu këngëtarja ka marrë edhe shumë urime e dhurata nga miqtë dhe të afërmit e saj. Jonida shfaqet gjithnjë e kuruar në çdo detaj, e si pasojë e cilësojnë edhe si një fashioniste të vërtetë.