Facebook ka fshirë rreth 2632 faqe, grupe dhe llogari të rreme për “sjellje të koordinuar joautentike”.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, kompania deklaroi se janë fshirë mijëra llogari Facebook-u dhe Instagrami në Iran, Rusi, Maqedoni dhe Kosovë.
Mësohet se 513 prej llogarive kishin lidhje të dyshimta me Iranin, ndërsa 1907 me Rusinë.
Gjithashtu bëhet me dije se në Kosovë dhe në Maqedoni janë fshirë 212 llogari.
Sipas Facebook, llogaritë e fshira kishin lidhje me ngjarjet aktuale, kryesisht me burime nga mediat shtetërore iraniane dhe përqendroheshin në tensionet politike.
Ndërkohë gjatë muajve të fundit, Facebook ka njoftuar spastrimet e llogarive të rreme për të ndaluar korrupsionin apo konfliktet në prag të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë që pritet të mbahen më 31 mars.