Rama flet për shëndetin, i përgjigjet akuzave

Politikë

Kryeministri Rama i pranishëm në një takim me mjekë e specialistë shërbimesh, teksa foli per ndryshim ne Kodin Penal per ndeshkim shembullor te dhunuesve te bluzave te bardha, u ka dhënë përgjigje edhe akuzave për shëndetin e tij.

Rama u shpreh se nga konsultat e bëra ka rezultuar i suksesshëm, ndërsa u tha mjekëve se sa herë të ndihen keq nga goditjet e marra të ngushëllohen duke kujtuar atë, të cilit thotë Rama goditjet ja kanë bërë si person.

Respekte për mjekët dhe mos u dorëzoni dhe kur ndjeheni keq nga sulmet që ju bëjnë ngushëllohuni duke më menduar mua. Mua mi bëjnë sulmet si person, por unë jam gjallë nuk kam ende nevojë për ju. Është e sigurt, kur realisht kam shkuar për të bërë konsultat reale, ato nuk dalin në kazan, dalin ato që nuk janë, unë konsultën e parë e bëj gjthmonë këtu, por nuk tregoj as ku e as se pastaj fillojnë fantazitë.

Për fat të mirë nga të gjitha konsultat rezultoj i suksesshëm përballë gjithë cfarë më bëjnë. Kujtohuni për këtë dhe mos e harroni kurrë Nicja, ai i Gjermanisë jo i Shijakut ka thënë: çfarë nuk të vret të forcon.  Dhe ju jeni sot më të fortë se cishit para se t’ju godisnit dhe shëndet do t’ju bëhet edhe ajo goditje si më është bërë mua”, tha Rama.

Share: