I papritur ky vendim i Gent Cakajt, në një kohë ku ‘ujrat’ dukeshin të qeta tek ministria e Jashtme.
Ministri në detyrë Cakaj ka shkarkuar nga ministria e Jashtme mbi 20 punonjës. Lajmin e bëri me dije vetë ministri në një konferencë për mediat.
Ministri në detyrë u shpreh se ka vendosur të shkëpusë marrëdhëniet për disa nga punonjësit që nuk përmbushin kriteret.
“Largim nga puna për ata që nuk përmbushin detyrimet. Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për nevojat reale të punës. Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë informatorë do të shkojë mbi 20. Axhenda reformiste e kapërcimit të pellgut të shkuar nuk përkon me nepotizmin në asnjë sektor”, tha Cakaj.
Më tej ai bëri thirrje për studentët ekselentë që të aplikojnë për vendet vakante në këtë dikaster.
“Unë sot me ju komunikoj se kemi gati vakancat e krijuara nga kjo valë krijimi nga spastrimi. Kjo përpjekje nuk fillon nga hiçi, kjo është në valën logjike. Duke u mbështetur në shembullin kuptimplotë, në shembullin e 373 ekselentëve që janë bërë pjesë e administratës publike. I ftoj të gjithë të interesuarit të aplikojnë për vendet vakante në grupin diplomatik”, përfundoi ministri.