Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj e ftuar ‘Në Kurthin e Piter Pan’, në Tv Klan është përballur me pyetjet pikante të fëmijëve.
Ajo rrëfeu se në edicionin e kaluar, kur ishte pjeë e stafit të ‘Në Kurthin e Piter Pan’ ka marrë shumë këshilla nga regjisorja Vera Grabocka dhe i ka zbatuar me përpikmëri.
‘Vera mua më ka dhënë shumë këshilla, një nga më të vlefshmet ishte që të lija cigaren dhe unë e lashë. Përveç vullnetit tim unë shkova te provat e ‘Dance With Me’. Shkova më pa Vera dhe më ‘bëri për një Lekë’, pastaj më tha, shumë i bukur ai rripi që ke vënë në mes, po hollo belin dhe unë atë bëra. Një herë tjetër më tha, ku shkon ti me atë fytyrë? Hape portretin, ku shkon me ato flokë dhe unë vajta në shpi dhe mora briskun e burrit dhe rrojta flokët’, tregoi duke qeshur Dembacaj.