Rudina Hajdari dhe dy deputete të LSI shkojnë në mbledhjen e Komisionit të Integrimit. Ja kërkesa për Edi Ramën

Politikë

Ndërkohë që refuzoi të të dorëzojë mandatin e deputetit, deputetja Rudina Hajdari vijon punën e saj rregullisht.

Hajdari ishte sot e pranishme në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, ku është diskutuar për projekt rezolutën për integrimin.

Të pranishëm po ashtu në mbeldhje ishin edhe dy deputete të reja të LSI.

Ndërkaq, në mbledhje është vendosur që projekt rezoluta për integrimin të shqyrtohet më 2 prill, ndërsa me 27 mars të realizohet një seancë dëgjimore me zv.ministrin e Jashtëm Gent Cakaj.

Gjatë fjalës së saj, Hajdari tha se kërkon më shumë kohë për t’u njohur me këtë projekt rezolutë, ndërsa, ka kërkuar që në mbledhjen e 2 prillit të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Share: