Vrasja e avokatit, autorët i vënë flakën ‘Benz’-it të vjedhur

Kronikë

ELBASAN

Policia e Elbasanit ka gjetur të djegur një makinë tip ‘Benz’ pak momente pas vrasjes së avokatit të njohur Ravik Gurra në një lokal në qendër të qytetit.

Dyshohet se mjeti i djegur është përdorur nga autorët për vrasjen e avokatit të Capjave dhe Shullazit. Mjeti tip ‘Benz’ rezulton i vjedhur në Fushë Krujë dhe u gjet i djegur në fshatin Karakullak.

Avokati i njohur është qëlluar me pistoletë me silenciator në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Nuk dihen shkaqet e vrasjes së avokatit, por nuk përjashtohet pista për shkak të detyrës.

Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për kapjen e aturoëe dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share: