Jonida Maliqi kritikohet për klipin e këngës së Eurosong, renditja në sondazhe nuk është shumë optimiste

Shkencë & jetë

Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2019 me këngën “Ktheju tokës”. Këtë herë, kjo festë e bukur e këngës do të zhvillohet më 16 maj në Telaviv të Izraelit.

jonida2

Është përcaktuar gjithashtu që Jonida do të këndojë në natën e dytë gjysmëfinale me shpresën që këngëtarja të përsërisë eksperiencën e vjetshme, ku Eugent Bushpepa arriti të shkojë në finale me këngën “Mall”. Pas suksesit të Bushpepës, vitin e kaluar në Eurovision, i cili këndoi shqip, edhe Jonida vendosi të ndjekë hapat e tij.

Ajo tashmë i ka realizuar një videoklip shumë të veçantë këngës së saj “Ktheju tokës”. Megjithatë, publikimi i klipit të kësaj kënge është bërë shkak për debate në lidhje me plagjiaturën. Kjo është pikëpyetja e madhe që po shoqëron publikun në një kohë kur klipi ka vetëm tre ditë që iu prezantua jo vetëm shqiptarëve, por zyrtarisht edhe Eurosong Contest.

Kjo është kënga “Children of the Wild” nga artisti Steve Angelo, i realizuar si produksion në vitin 2015, e që mendohet të jetë jo thjesht një burim frymëzimi për këngën shqiptare përfaqësuese në Eurovision, por një burim deri në plagjiaturë.

jonidaa

Megjithatë, deri tani, Jonida Maliqi nuk ka bërë ndonjë reagim mbi këtë fakt, duke preferuar të heshtë dhe të shkojë përpara me përgatitjet e konkurrimit.

Përsa i përket faqes prestigjioze Eurovisionworld.com, ajo tashmë ka hapur një sondazh siç bën çdo vit, ku ndjekësit e këtij aktiviteti kanë mundësi të votojnë këngën e tyre të preferuar, votime që testojnë shijet e publikut, por nuk merren për bazë në votimin zyrtar.

jonida

Deri tani, kënga që përfaqëson Shqipërinë është pozicionuar në vendin e 21-të mes 41 këngëve pjesëmarrëse. Ndërsa në vendin e parë deri tani ,me 21% të votave, është pozicionuar Holanda, në vend të dytë Rusia dhe në vend të tretë Suedia.

jonida1

Në komente të ndryshme në këtë faqe thuhet se Jonida Maliqi është një këngëtare profesioniste, e cila ka dalë në skenë që në moshën 13-vjeçare dhe ambiciet e saj, por edhe mendimi i fansave, është se ajo mund të përsërisë suksesin e Rona Nishliut me këngën “Sus”, një këngë që u pëlqye në masë asokohe. Gjithsesi, ne shpresojmë që Jonida të kalojë në natën finale dhe pse jo të ketë një pozicionim të mirë.

SURPRIZA, JONIDA MALIQI MUND TË KËNDOJË NË TË NJËJTËN SKENË ME MADONËN

jonidaDisa portale italiane dhe izraelite kanë shkruar dy ditët e fundit se në skenën e Eurosong këtë vit mund të vijë për të bërë performancat e saj edhe këngëtarja e famshme italo-amerikane, Madonna.

Eurovision Song Contest mund të presë divën e muzikës pop si të ftuar. Burimet thonë se këngëtarja do të performojë dy këngë në natën finale të 18 majit, njëra prej të cilave mund të jetë e re dhe tjera një hit i njohur.

jonida

Bëhet fjalë për një pagesë marramendëse, rreth një milion e gjysmë dollarë për të ngjitur në skenën e dell’Expo International Convention Center mbretëreshën e pop rock, shifër të cilën është gati ta paguajë sipërmarrësi miliarder Sylvan, i cili i pyetur për këtë temë ka thënë se po përpiqen për ta realizuar, duke shtuar se, “Stina e Eurovizionit këtë vit po ngroh!” Të shohim nëse do të jetë e realizueshme kjo gjë, e cila padyshim që do ta bënte Eurosongun akoma më të ndjekur.

PANORAMA PLUS

Share: